Përfaqësuesja U16 e Kosovës në futboll e ka fituar turneun “UEFA Development” që u organizua në Tiranë. Kosova U16 e udhëhequr nga trajnerët Mehmet Kurda, Ibrahim Domi, Fadil Ademi dhe Burim Sadiku, fitoi të enjten ndaj Përfaqësueses së Beziles me rezultatin 3:0.
Golat të enjten i shënuan Eduart Sekiraqa në minutën e tretë, Leka Podvorica në minutën e 45-të dhe Omer Shala në minutën e 55-të. Ditë më parë, Kosova U16 kishte mposhtur edhe San Marinon dhe Shqipërinë, pas ekzekutimit të penalltive. Ky është aktiviteti i parë i Përfaqësueses U16, e cila u krijua muajin e kaluar, ka shkruar FFK-ja të enjten.
Artikuj të ngjashëm