Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U16 fiton me penallti ndaj Shqipërisë

Përfaqësuesja U16 e Kosovës në futboll e ka zhvilluar të hënën ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “UEFA Development Tournament U16”. Në Tiranë, Kosova U16 luajti ndaj Shqipërisë. Kosova ishte duke fituar 2:0, por kuqezinjtë u kthyen dhe barazuan në 2:2. Kështu sfida u vendos me penallti, ku më të saktë ishin lojtarët e Kosovës, 3:2. Kosova dy ditë më parë fitoi ndaj San Marinos, po ashtu me penallti. Pas tri ditësh 16-vjeçarët e Kosovës luajnë ndaj Belizes.