Kosova ka pasur fat në shortin për fazën e parë të kualifikimeve evropiane për botërorin e basketbollit “Kina 2019”, që është tërhequr, të enjten, në Munich.
Tri grupe ishin të hapura për Kosovën dhe shorti bëri që përfaqësuesja e udhëhequr nga amerikani Brad Greenberg të bëhet pjesë e grupit më të favorshëm të mundshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova do të luajë në Grupin C së bashku me Poloninë, Lituaninë e Hungarinë. Ka shmangur Grupin A, ku janë Mali i Zi, Sllovenia e Spanja dhe Grupin E, ku janë Belgjika, Franca e Rusia. Në Grupin A përmes shortit është vendosur Bjellorusia, ndërsa në Grupin E do të luajë edhe Bosnja.
Në fakt shorti për raundin e parë të kualifikimeve është tërhequr më herët, ndërsa të enjten pati short për t'i vendosur nëpër grupe përfaqësueset që këtë fazë e arritën përmes parakualifikimeve. Kosova është një prej përfaqësueseve të suksesshme të parakualifikimeve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.