Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova grumbullohet me shpresë për fitoren e parë

Basketbollistët e Kosovës të hënën (sot) do të grumbullohen në Torun të Polonisë, ku do përgatiten për dy ndeshjet e radhës në kuadër të raundit të parë të eliminatoreve për botërorin e vitit 2019.

Në kuadër të Grupit C, Kosova të premten, më 23 shkurt, në Wloclawek të Polonisë përballet me përfaqësuesen polake, ndërsa të hënën, më 26 shkurt, në Klaipeda luan ndaj Lituanisë, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndonëse të dy ndeshjet i luan në udhëtim, te Kosova ka pak shpresë për fitoren e parë.

Shpresat pak më të mëdha janë për ndeshjen ndaj Polonisë, me të cilën Kosova nuk është përballur ende. Të përzgjedhurit e amerikanit Brad Greenberg e dinë forcën e Lituanisë, që më 24 nëntor në Prishtinë fitoi me shifrat 99:61. Menjëherë më 26 nëntor Kosova luajti në udhëtim me Hungarinë dhe pësoi me rezultatin 84:76.

Kështu Kosova është e fundit në Grupin C me dy pikë. Polonia e Hungaria i kanë nga tri pikë, ndërsa prinë Lituania me katër. Kosova synon të shmangë pozitën e fundit, përkatësisht të ngrihet në vendin e tretë që e dërgon në raundin e dytë kualifikues për botëror... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm