Të martën u tërhoq shorti për kualifikimet e rregullta për “Eurobasket 2025”. Por, Kosova nuk ishte pjesë e këtij shorti. Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll u ndal në raundin e tretë të parakualifikimeve.
Kështu kualifikimet e ardhshme të Kosovës janë ato për Kampionatin Botëror. Kosova së bashku me nëntë përfaqësuese të tjera do të paraqiten në raundin e parë të parakualifikimeve evropiane për Botëror. Shorti është tërhequr të martën në Munih të Gjermanisë. Në parakualifikimet për Botëror paraqiten përfaqësueset që nuk janë në kualifikimet për “Eurobasket 2025”.
Kosova në short ishte në vazon e dytë, ndërsa në grup i ka Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin. Bëhet fjalë për grupin A
Rumania, Luksemburgu dhe Norvegjia janë në grupin B, ndërsa Austria, Armenia dhe Shqipëria në grupin C.
Fituesit e tri grupeve dhe përfaqësuesja më e mirë e pozitës së dytë avancojnë në raundin e dytë parakualifikues. Ndeshjet do të luhen në shkurt dhe në nëntor të vitit të ardhshëm, si dhe në shkurt të vitit 2025.
Kosova së fundi u paraqit në raundin e tretë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2025”. I fitoi dy ndeshjet ndaj Zvicrës, por i humbi dy ndeshjet me Danimarkën dhe nuk mundi të dilte në kualifikimet e rregullta. Për këtë arsye tani nis rrugëtimin e hershëm në kualifikimet për Botëror, bashkë me përfaqësueset e tjera evropiane të nivelit të fundit.

-
Kosova në grup me Shqipërinë dhe Sllovakinë në parakualifikimet për Eurobasket 2029
-
Kosova vetëm një herë kaloi me sukses raund kualifikimesh – në vitin 2017
-
Cilat janë gjasat e Kosovës për kualifikim në raundin e dytë?
-
E kaluara e Kosovës në kualifikimet për Botëror
-
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Botëror