Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova shpreson në mbrëmje perfekte për të befasuar Lituaninë

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll duhet të ketë gjithçka: start të mirë, mbrojtje të fortë, sulm efikas, të humbë sa më pak topa dhe ta përcjellë fati nëse dëshiron të ketë një mundësi për të befasuar ndaj përfaqësueses gjigante, Lituanisë.

Këtë e ka thënë për mediat trajneri amerikan i Kosovës, Brad Greenberg. E të njëjtën tregon se ua ka thënë edhe lojtarëve, të enjten pasdite, në seancën e parafundit stërvitore para ndeshjes me Lituaninë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ndeshje luhet të premten (sot, 19:00) në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, dhe është e para eliminatore për botërorin "Kina 2019".

Kosova është në Grupin C, ku janë edhe Hungaria e Polonia. Një stërvitje të lehtë, Kosova do të mbajë edhe në ditën e ndeshjes - të premten (sot) në mëngjes. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.