Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova në grup me Kroacinë dhe Ukrainën

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (vajzat) ka mësuar të martën kundërshtarët e fazës së parë të kualifikimeve për Euro 2025.

Faza e parë e kualifikimeve zhvillohet në nivele, përkatësisht në tri liga të ndryshme. Pas suksesit në Ligën C të Ligës së Kombeve, Kosova ka avancuar në Ligën B. Dhe tani në kualifikimet për Euro 2025 është në grupin B4 me Uellsin, Kroacinë dhe Ukrainën.

Kosova në shortin e së martës në Nyon ishte në vazon e katërt. Pra është autsajdere e grupit.

Kosova nuk ka mundur të jetë në grupin B2 ku ishte Serbia dhe në grupin B3 ku ishte Bosnjë-Hercegovina.

Artikuj të ngjashëm