Kombëtarja e Kosovës në basketboll tash e disa ditë ka nisur përgatitjet për ndeshjet parakualifikuese të Kampionatit Evropian.
Në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, ekipi ka stërvitur nën udhëheqjen e trajnerit Damir Mulameroviq, transmeton KTV.
Në këtë stërvitje ekipi nuk ishte i plotë pasi mungonin basketbollistët si Erjon Kastrati, Altin Morina, Mikael Tmusiq, përderisa lojtarët e natyralizuar pritet që shumë shpejt të jenë pjesë e ekipit.
Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, ka mirëpritur ndryshimet e fundit në shtabin teknik duke folur edhe për synimet në ndeshjen ndaj Maqedonisë.
Për Kosovën, Maqedonia, nuk është kundërshtar i panjohur. Qendra Lis Shoshi, thotë se do ndaj maqedonasve do të kërkojnë fitore në shtëpi.
Kosova ka dy ndeshje të zhvilluara me Maqedoninë duke shënuar një fitore dhe një humbje.