Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do ta luajë ndeshjen e tretë të parakualifikimeve për Botërorin 2023.
Në palestrën “Eurovia Arena” në Bratislavë, Kosova luan sot në orën 19:00 kundër Sllovakisë në duelin e Grupit B të parakualifikimeve të Evropës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova që drejtohet nga Christos Marmarinos do të jetë në mungesë të amerikanëve të natyralizuar, si dhe Dardan Berishës, Gëzim Morinës e Samir Zekiqit.
Erjon Kastrati të martën i është bashkuar ekipit në Bratislavë, kurse është vendosur që Drilon Hajrizi të jetë kapiten i ekipit.
Kosova ka katër pikë pas dy fitoreve ndaj Islandës e Luksemburgut, duele këto që u zhvilluan në muajin shkurt të këtij viti.
Sllovakia nga ana tjetër ka tri pikë dhe renditet e treta, ndërsa Islanda është e dyta në tabelë me po aq pikë. Luksemburgu ka dy humbje dhe është pozitën e fundit.
Dy ditë pas duelit me Sllovakinë, Kosova do të luajë me Islandën.