Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll i kishte nisur me fitore parakualifikimet për botërorin e vitit të ardhshëm. Kosova, më 2 gusht të vitit të kaluar në Prishtinë, kishte fituar ndaj Maqedonisë me shifrat 72:68, shkruan sot Koha Ditore.
Në nismë të një cikli tjetër, Kosova sërish përballë e ka përfaqësuesen e vendit fqinj, Maqedonisë. Dhe ndaj saj synohet fitore e re. Për fitore ndaj Maqedonisë, përzgjedhësi Damir Mulaomeroviq dhe kapiteni Dardan Berisha presin që Kosova të ketë përkrahjen e shikuesve.
Të enjten nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë takohen Kosova e Maqedonia. Është kjo ndeshja e parë e grupit B të raundit të dytë të parakualifikimeve për Evropianin e vitit 2021. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Entuziazmi i futbollit bartet në basketboll: Kosova kërkon fitore ndaj Maqedonisë
-
Kosova synon tjetër fitore ndaj Shqipërisë
-
Pas humbjes së papritur nga Letonia, fitorja ndaj Maqedonisë V. është obligim për Kosovën
-
Kosova vetëm një herë kaloi me sukses raund kualifikimesh – në vitin 2017
-
Te Kosova synojnë tjetër fitore ndaj Maqedonisë së Veriut