Kosova do të përfaqësohet me 19 sportist në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj që nis të dielën dhe përfundon më 29 korrik.
Festivali mbahet në Maribor të Sllovenisë. Kosova është një nga 48 shtetet pjesëmarrëse nga Evropa. Nga sporti i xhudos do të marrin pjesë gjashtë garues, kurse me nga katër garues do të marrin pjesë në atletikë, not dhe tenis.
Çiklizmin e përfaqëson një sportist. Sportistët janë të moshave prej 14 deri 18 vjet.
Është hera e pestë për Kosovën që merr pjesë, ndërsa ka fituar vetëm një medalje.
Medaljen e pati fituar Muhamet Ramadani në vitin 2019 në Baku.
Artikuj të ngjashëm