Kosova ka përvojë të mirë e të keqe me futbollin e Ishujve Faroe, me përfaqësuesen e të cilit vend do të përballet në Ligën e Kombeve të UEFA-s, shkruan sot Koha Ditore.
Përfaqësuesja e Ishujve Faroe është e vetmja e "njohur" për Kosovën, prej atyre që janë pjesë e Grupit 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Në kuadër të këtij grupi, në vjeshtë të këtij viti, Kosova do të luajë edhe me Azerbajxhanin e Maltën. Me të tri përfaqësueset do t'i luajë nga dy ndeshje.
Një rezultat si ai i 3 qershorit të vitit 2016 do të ishte më se i pranueshëm për Kosovën, në dy përballjet me Ishujt Faroe. Por Kosova synon rezultate më të favorshme se ato të ndeshjeve të 27 qershorit dhe 4 korrikut të vitit të kaluar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).