Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave, ka mësuar kundërshtarin e fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm, ka njoftuar të mërkurën Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK).
Kosova do të përballet me Ishujt Faroe pas shortit të tërhequr në Vjenë. Në short, Kosova ishte e para në vazon e dytë, ndërsa Ishujt Faroe ishin në vazon e parë.
Ndeshja e parë do të luhet më 2/3 nëntor kurse ajo e kthimit më 5/6 nëntor.
Në duelin e parë, Kosova do të jetë mysafire përpara se t’i pret Ishujt Faroe në përballjen e kthimit. Synimi i Kosovës është kalimi në raundin e dytë të kualifikimeve për Botëror.
Artikuj të ngjashëm
-
Hendbollistet e Kosovës mësojnë kundërshtarët e mundshëm në rrugën drejt Botërorit
-
Ostlundi e vlerëson të vështirë grupin e Kosovës
-
Hendboll, Kosova mëson kundërshtarin e mundshëm të raundit të tretë
-
Kosova luan në mars, kundërshtari mund të jetë i Evropianit
-
Kosova kërkon fitore ndaj Ishujve Faroe për të shpresuar në kualifikim