Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (vajzat) të shtunën e mëson kundërshtarin e fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2023. Në fazën e parë, Kosova e kaloi përfaqësuesen e Ishujve Faroe, ndërsa e ka vetëm edhe një pengesë para Botërorit. Por pengesa është shumë e madhe.
Kosova për shortin që tërhiqet të shtunën në Lubjanë, është në vazon e dytë. Ndërkohë në vazon e parë janë përfaqësueset që u paraqitën në Evropianin që është duke u mbajtur ende. Kroacia, Spanja, Gjermania, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, Sllovenia dhe Zvicra janë prej kundërshtarëve të mundshëm të Kosovës. Me short përcaktohet se kush do të jetë vendase në ndeshjen e parë. Ndeshjet luhen në prill të vitit të ardhshëm.
Ende asnjë përfaqësuese seniore e Kosovës nuk është kualifikuar në Botëror. Në Botëror, por përmes rrugës alternative, ishin kualifikuar juniorët e Kosovës në hendboll. Në vazon e parë për short është edhe Serbia. Por Federata Evropiane nuk lejon përballjet e Kosovës me Serbinë, për arsye politike.
-
Hendboll, Kosova ndaj Ishujve Faroe në kualifikimet për Botëror
-
Hendboll, Kosova mëson kundërshtarin e mundshëm të raundit të tretë
-
Hendbollistët e Kosovës mësojnë kundërshtarin e fazës së dytë
-
Kosova luan në mars, kundërshtari mund të jetë i Evropianit
-
Kosova luan me kundërshtaren më të fortë të mundshme në fazën e fundit kualifikuese