Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë me kundërshtarë të panjohur në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Shorti që po tërhiqet në Amsterdam ka caktuar Kosovën në grupin C së bashku me Greqinë, Slloveninë e Moldavinë. Me asnjërën prej këtyre përfaqësueseve nuk ka luajtur deri më tani.
Ndeshjet e Ligës së Kombeve luhen në vjeshtë të këtij viti. Ndeshjet e para janë më 3 shtator, ndërsa të fundit më 17 shtator.
Në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve, Kosova u përball me Azerbajxhnin, Ishujt Faroe dhe Maltën. E fitoi grupin në Ligën D. Tani “dardanët” janë një nivel më lartë.
Artikuj të ngjashëm