Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do t’i luajë dy miqësore gjatë nëntorit, ka njoftuar FFK-ja të enjten.
Kosova më 16 nëntor luan ndaj Armenisë, ndërsa më 19 nëntor takohet me Ishujt Faroe.
Të dy ndeshjet zhvillohen në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Dy miqësoret do t’i shërbejnë përzgjedhësit Alain Giresse për ta përgatitur ekipin për ciklin e ri kualifikues, atë për Kampionatin Evropian 2024”, ka shkruar FFK-ja.
Në mars të vitit të ardhshëm Kosova nisë kualifikimet për Evropian.
Artikuj të ngjashëm