Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova aranzhon tri miqësore

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do t’i luajë tri ndeshje miqësore, dy në mars dhe një në qershor, ka njoftuar Federata e Futbollit të martën.

Më 22 mars do të luhet miqësorja ndaj Armenisë në Yerevan.

Katër ditë më pas, Kosova luan ndaj Hungarisë në Budapest.

Miqësoren e fundit do ta ketë në Oslo ndaj Norvegjisë, më 5 qershor.

FFK-ja ka thënë se po bisedon edhe për një miqësore tjetër në qershor.

“Këto miqësore do të shërbejnë që ekipi dardan të përgatitet sa më mirë për ndeshjet zyrtare në vjeshtë në kuadër të Ligës së Kombeve, shorti i të cilës garë do të tërhiqet më 8 shkurt”, thuhet në njoftim.