Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka aranzhuar ndeshje miqësore me një përfaqësuese të vogël.
Të premten, faqja zyrtare e Federatës së Futbollit e Kosovës njoftoi se Kosova në muajin qershor do të luajë me Përfaqësuesen e Komoreve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo miqësore vjen si pjesë e përgatitjeve të Kombëtares sonë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit që nisin në shtator”, ka shkruar ndër të tjera FFK-ja.
Ndeshja Kosova – Komoret luhet më 9 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Më 6 qershor po në Prishtinë, Kosova përballet me Armeninë në miqësoren tjetër.
Përfaqësuesja e Komoreve zë vendin e 105 aktualisht në ranglistën e FIFA-s, ndërsa e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Kupës së Afrikës në muajin dhjetor.
