Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dalin në shitje biletat për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe

Dalin ne shitje biletat per ndeshjen Kosova me Ishujt Faroe

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do ta luaj ndeshjen e fundit për këtë vit. Biletat për ta përcjellë miqësoren ndaj Ishujve Faroe kanë dalë në shitje të enjten. Në veri dhe jug një biletë kushton 5 euro, lindje 10 euro, perëndim 20 dhe bileta VIP 80 euro.

Ndeshja në mes të Kosovës dhe Ishujve Faroe luhet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.

Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës “online”. Kosova të mërkurën mbrëma luajti ndaj Armenisë, ndërsa kishte pak shikues në tribuna. Ndeshja Kosovë – Armeni përfundoi pa fitues, 2:2. Të mërkurën luajtën edhe Ishujt Faroe, që pësuan disfatë 5:0 nga Çekia.