Mbrojtësit e Përfaqësueses së Kosovës u kritikuan goxha shumë për barazimin kundër Ishujve Faroe (1:1) në Torshavn. Për shkak të gabimeve në mbrojtje, Kosova rrezikoi edhe të humbë nga Ishujt Faroe, megjithëse në kohën më të madhe ishte në epërsi (1:0). Por gabimet që i kanë bërë ndaj Ishujve, mbrojtësit e Kosovës shpresojnë të mos i bëjnë të shtunën kundër Maltës.
Këtë e ka kërkuar edhe seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes.
Ndeshja me Maltën do të luhet të shtunën 18:00 në Ta'Qali dhe i takon xhiros së parafundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve - Liga D. Pas ndeshjes me Maltën, Kosova e mbyll ciklin me ndeshjen ndaj Azerbajxhanit, të cilin e pret të martën në Prishtinë dhe aty pritet të luftohet për vend të parë në Grupin 3. Kosova shpreson të futet në këtë ndeshje si e para e grupit, siç është edhe tash. Për ta bërë këtë, duhet të fitojë të shtunën ndaj Maltës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)