Përfaqësuesja e Kosovës U17 në futboll, është duke luajtur kundër Ishujve Faroe, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2022. Pas pjesës së parë, rezultati është i barabartë 0:0.
Kosova ka një fitore kundër Austrisë 1:0 dhe një humbje nga Sllovenia 1:0. Takimi me Ishujt Faroe është i fundit në kuadër të grupit të nëntë kualifikuese.
Përfaqësueset që renditen në pozitat një dhe dy, kualifikohen në raundin elite. Kosova ka gjasa reale që të kualifikohet tutje, pasi edhe katër ekipet më të mira nga vendet e treta kualifikohen në raundin elite.
Artikuj të ngjashëm