Shawn Jones e Scott Bamforth janë bashkuar, të enjten, te skuadra italiane, Banco di Sardegna Sassari. Dy basketbollistët amerikanë janë natyralizuar nga Kosova, shkruan sot Koha Ditore.
Të dy janë në listën e përfaqësueses së Kosovës në basketboll për ndeshjet e kësaj vere, por nuk dihet sigurt nëse do të jenë së bashku edhe në përfaqësuese. Në fakt asnjëri prej tyre ende nuk është i konfirmuar për Kosovën, që në muajin gusht do të luajë ndaj Maqedonisë dhe Estonisë në kuadër të paraeliminatoreve për botërorin e vitit 2019.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova të mërkurën është përforcuar ndjeshëm duke i bërë për vete dy lojtarët e zhvilluar në Slloveni, alon Erjon Kastrati dhe krah-qendrën Gëzim Morina. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.