Përzgjedhësi Brad Greenberg mund t'i shfrytëzojë dy basketbollistët e natyralizuar, amerikanët Shawn Jones e Scott Bamforth, në dy ndeshjet e raundit të parë eliminator për botërorin "Kina 2019", që Kosova i zhvillon këtë muaj.
Më 24 nëntor, në Prishtinë do të luajë kundër Lituanisë, kurse dy ditë më vonë në Debrecen do të përballet me Hungarinë, raporton Koha Ditore.
Jones mund të luajë në njërën, kurse Bamforth në tjetrën, pasi vetëm një i huaj i natyralizuar mund të jetë pjesë e ekipit në një ndeshje. Ndeshjet i takojnë Grupit C, të cilin e përbën edhe Përfaqësuesja e Polonisë.
Qendra Jones dhe plejmejkeri Bamforth janë lojtarët më të dalluar tek ekipi italian Banco di Sardegna. Ata do t'i bashkohen Kosovës në përgatitjet që nisin më 20 nëntor në Prishtinë....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.