Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll në rërë, e ka fituar duelin ndaj Serbisë me rezultatin zyrtar 2:0, pasi ekipi serb nuk u paraqit fare.
Kjo ndeshje i takoi Kampionatit Ballkanik që po zhvillohet në Balikesir të Turqisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipi i Kosovës po përfaqësohet nga Fatlum Hajrizi dhe Erion Bajrami në konkurrencën e meshkujve.
Fitore të shtunën arriti edhe Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, e përfaqësuar nga Dhuratë Sylejmani dhe Valmira Ramadani. Kjo dyshe fitoi ndaj Turqisë me rezultatin 2:0 në sete me rezultat identik, 21:15, ka njoftuar Federata e Volejbollit e Kosovës.
Ndeshjen e radhës, Kosova te femrat do ta luaje në orën 15:40 sërish kundër Turqisë, kurse meshkujt në orën 14:00, luajnë me fituesin e Moldavisë apo Turqisë.