Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, do t’i mungojë Napolit në ndeshjen kundër Torinos. Ndeshja Napoli – Torino luhet të premten, ndërsa Rrahmani do të mungojë për shkak të lëndimit të pësuar të dielën ndaj Juventusit. Napoli fitoi derbin ndaj Juventusit me rezultatin 2:1.
Rrahmani e lëshoi fushën në minutën e 65-të për shkak të lëndimit të muskulit të këmbës së djathtë. Napoli të hënën ka zhvilluar stërvitjen e parë pas fitores ndaj Juventusit. Por në stërvitje mungoi Rrahmani. “Duhet të vlerësohet shkalla e lëndimit e Rrahmanit, i cili u zëvendësua për shkak të lëndimit të muskulit të këmbës së djathtë”, shkruan në njoftimin e Napolit. Mbrojtësi 30-vjeçar me fanellën e Napolit ka shënuar dy gola në 22 ndeshje në Serie A. Ai është prej lojtarëve më të rëndësishëm në ekipin kampion të Italisë.