Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të Napolit për ndeshjen kundër Copenhagenit në Ligën e Kampionëve.
Rrahmani lëndoi muskulin e kofshës së majtë të shtunën në ndeshjen kundër Sassuolos në Serie A.
Ai u zëvendësua në minutën e 67-të në fitoren 1:0 të Napolit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediumet lokale të Napolit kanë njoftuar se të hënën do të bëhet një kontrollim më i detajuar i Rrahmanit për të përcaktuar shkallën e lëndimit. Ka pasur raportime se Rrahmani mund t’i mungojë dy javë Napolit.
Nuk është hera e parë që Rrahmani pëson lëndim muskulor këtë edicion. Gjatë ndeshjes që Kosova e luajti kundër Zvicrës më 5 shtator pësoi lëndim që e mbajti jashtë disa javë.
Ndeshja Copenhagen – Napoli zhvillohet të martën nga ora 21:00. I takon xhiros së shtatë të Championsit.