Komisionit për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave për Lëshimin e Vërtetimeve për Sponsorizim në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konkretisht në fushën e sportit, i ka njoftuar 46 klubet e futbollit se asnjë vërtetim për sponsorizime nuk do të lëshohet derisa Federata e Futbollit e Kosovës të pajiset me licencë nga MKRS-ja.
Njoftimi u është lëshuar të hënën pasdite, ndërsa KOHA posedon shkresën e Komisionit drejtuar klubeve.
“Komisioni duke u bazuar në rekomandimin e Komisionit Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive dhe aprovim nga Ministria e kulturës, Rinisë dhe Sportit të datës 21.12.2022, ju njoftojmë që lëndët e pranuara nga Komisioni për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave për Lëshimin e Vërtetimeve për Sponsorizim në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk mund t’i trajtojë kërkesat e juaja deri në licencimin e Federatës së Futbollit, shoqatave, klubeve dhe shkollave të futbollit nga ana e Komisionit të Licencimit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, shkruan në shkresën e Komisionit të MKRS-së.

-
FFK-ja ende pa licencë, përfitimi nga sponsorizimi aktualisht i pamundur
-
FFK-ja kërkon licencimin e saj dhe të klubeve
-
Klubet e futbollit humbin rreth katër milionë euro nga bllokimi i sponsorizimit
-
Federata e Futbollit ende pa licencë, zbulohen kushtet e shumta që nuk i ka plotësuar
-
FFK-ja pranon se ende nuk është pajisur me licencë nga MKRS-ja