Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK-ja pranon se ende nuk është pajisur me licencë nga MKRS-ja

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) pranon se ende nuk ka marrë licencë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). FFK-ja po ashtu ka pranuar në reagimin e saj se i duhen dokumentacione shtesë për t’i plotësuar kriteret e licencimit në MKRS.

“Federata e Futbollit e Kosovës demanton lajmin e publikuar në media të caktuara për kinse moslicencim. FFK njofton opinionin se nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk ka asnjë vendim lidhur me refuzim të aplikimit për rilicencim”, thuhet në reagimin e FFK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“FFK ka aplikuar në afatin e paraparë dhe i ka bashkëngjitur me kohë dokumentet e kërkuara nga Komisioni Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive (KFLFS). Nga ky komision kemi marrë përgjigje për disa dokumente shtesë dhe menjëherë e kemi informuar se do t’i plotësojmë këto dokumente brenda afatit të caktuar”. FFK-ja është një prej shumë Federatave që janë ende në proces të licencimit në MKRS.

Dhe, derisa FFK-ja dhe fedetatat tjera nuk marrin licencë, rrezikojnë që ato dhe klubet e tyre të mos marrin vërtetime për sponsorizim nga MKRS-ja.

FFK-ja ka theksuar se “qëndrimin e Ministrisë e jep lidershipi i saj, e i cili deri më tash ka qenë dhe është tejet korrekt dhe profesional në raport me federatën”. Në fund të reagimit thuhet se FFK ka kapacitet për t’i plotësuar të gjitha kushtet ligjore të kërkuara me aktet ligjore për rilicencim dhe plotësimin e kërkesave nga rregullativa e UEFA-s dhe FIFA-s.