Zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) kanë qenë të heshtur të dielën. Nuk kanë dhënë asnjë koment për dështimin e kombëtares në Ligën e Kombeve të UEFA-s.
I heshtur të dielën ka qenë edhe trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, ndonëse të shtunën pas humbjes nga Skocia me rezultat të thellë 4:0, tha se i merr të gjitha përgjegjësitë për dështimin, shkruan sot “Koha Ditore”.
Me humbjen në Shkodër, Shqipëria rrezikon të humbasë edhe vendin në Ligën C. Se do të përfundojë e fundit në Grupin 1, dihet tashmë. Shqipëria në katër ndeshje i ka mbledhur tri pikë, falë fitores në ndeshjen e parë ndaj Izraelit me shifrat 1:0.
Më pas pësoi 2:0 nga Skocia në udhëtim dhe me rezultat të njëjtë nga Izraeli në udhëtim. Fundin e preku të shtunën mbrëma në Shkodër kur u rrah keq, 4:0, nga Skocia. Për vendin e parë në grupin 1C do të luftojnë Skocia e Izraeli që takohen të martën në Glasgow.
Para mediave, të dielën pas dështimit të madh, dolën futbollistët Ardian Ismajli, që debutoi të shtunën dhe Eros Grezda.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)