Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kololli shënon për Shimizun

Pak ditë pasi u largua nga kampi i Përfaqësueses së Kosovës për shkak të lëndimit, Benjamin Kololli është kthyer te skuadra e Shimizus dhe ka shënuar gol.

Shimizu të shtunën fitoi 3:1 në shtëpi kundër Avispa Fukuokas në kuadër të xhiros së 17-të të elitës së futbollit japonez.

Kololli u inkuadrua në lojë në minutën e 77-të, ndërsa golin e dytë të kampionatit e shënoi në minutën e 85-të.

Shimizu është në pozitën e 16-të dhe ka grumbulluar 16-të pikë në 17 ndeshje të luajtura.

 

Artikuj të ngjashëm