Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kololli shënon golin e parë në kampionatin japonez

Benjamin Kololli e ka shënuar golin e parë në kampionatin japonez.

Pas realizimit në Kupë në fundjavën e kaluar, Kololli ka shënuar edhe të shtunën në kuadër të xhiros së gjashtë të elitës së futbollit të Japonisë.

Kololli 29-vjeçar shënoi në minutën e 70-të duke ia dhënë avantazhin ekipit të tij Shimizus.

Por Shimizu në fund u mposht në udhëtim te Kashima Antlers, 2:1. Kololli e kompletoi ndeshjen.

“Kemi merituar rezultat më të mirë. Le ta mbajmë kokën lartë dhe të luftojmë për ndeshjen e ardhshme. I lumtur për golin tim të parë në J1”, ka shkruar Kololli në Instagram.