Benjamin Kololli ka shënuar gol pas një kohe të gjatë. Ish-reprezentuesi i Kosovës të dielën realizoi për Shimizu S-Pulse në barazimin 2:2 me skuadrën Chiba.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 26-të të kategorisë së dytë të futbollit në Japoni. Kololli në lojë hyri në minutën e 61-të, ndërsa realizoi për 2:2 në minutën e 66-të. Për të ishte goli i parë këtë edicion. 31-vjeçari regjistroi vetëm paraqitjen e pestë.
Vitin e kaluar kishte tri gola në 20 paraqitje në elitën e Japonisë.
Shimizu është në vendin e gjashtë me 42 pikë.