Futboll

Sioni fiton me golat e Kolollit dhe Nivokazit

Sion

Benjamin Kololli dhe Rilind Nivokazi kanë shënuar nga një gol në fitoren e Sionit 2:0 ndaj Young Boysit.

Ndeshja Sion – Yong Boys u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 16-të të Superligës së Zvicrës në futboll.

Kololli shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 29-të. Ai realizoi nga penalltia të cilën e siguroi Donat Rrudhani.

Ndërkohë Nivokazi realizoi golin në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Kololli, Nivokazi e Rrudhani u larguan nga fusha në minutën e 63-të.

Kreshnik Hajrizi luajti deri në fund të ndeshjes.

Për Nivokazin është goli i tetë, kurse për Kolollin goli i tretë.

Sioni është në vendin e pestë me 24 pikë, kurse Young Boysi një pozitë më lart me 26 pikë.