Futboll

Kololli ia siguron fitoren Sionit

Sioni

Benjamin Kololli ia ka siguruar fitoren Sionit të shtunën mbrëma në ndeshjen e xhiros së 17-të të Superligës së Zvicrës.

Kololli në minutën e 43-të ishte i saktë nga pika e bardhë për 1:0 ndaj Grasshopperit. Ishte goli i katërt në këtë kampionat për të.

Ky rezultat nuk ndryshoi deri në fund, pavarësisht se mysafirët humbën penallti në minutën e 75-të.

Kololli u zëvnedësua në minutën e 81-të, ndërsa Kreshnik Hajrizi e kompletoi ndeshjen. Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi luajtën deri në minutën e 61-të te nikoqiri. Samuel Krasniqi u inkuadrua nga minuta e 81-të te mysafirët, kurse Leart Kabashi ishte në bankën rezervë.

Sioni është i katërti me 27 pikë, ndërsa Grasshopperi i 11-ti ka 14 pikë.