Me dy golat e futbollistëve kosovar, Kreshnik Hajrizi dhe Benjamin Kololli, Sioni krijoi epërsi 2:0 ndaj Grasshopperit. Por ndeshjen dramatike pas vazhdimeve e fitoi Grasshopperi me rezultat 4:3. Me fitore, Grasshopperi siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës.
Hajrizi shënoi golin e parë në minutën e shtatë, kurse Kololli të dytin në minutë ne 72-të.
Hajrizi në minutën e 120-të u ndëshkua me karton të kuq.
Për Sionin luajti edhe Donat Rrudhani. Rrudhani u inkuadra në minutë ne 73-të, por u zëvendësua në minutën e 90-të.
Për Grasshopperin luajti Samuel Krasniqi deri në minutën e 101-të, kurse në fushë nga minuta e 111-të u paraqit Amir Abrashi.
Ismajl Beka dhe portieri i Kosovës U21, Laurent Sheji mbetën në stol.