Mbrojtësi i Kosovës, Kreshnik Hajrizi, ka shënuar gol për fitoren 2:1 të Sionit ndaj Zurichut.
Hajrizi shënoi në minutën e 85-të për rezultatin final në ndeshjen e së shtunës, që ishte e vlefshme për xhiron e 30-të të elitës zvicerane.
Benjamin Kololli, ish-reprezentuesi i Kosovës, shënoi për 1:1 në minutën e 68-të. Ai realizoi nga pika e bardhë.
Hajrizi ishte më i miri i ndeshjes.
Hajrizi, Kololli dhe Rilind Nivokazi startuan te Sioni.
Te Zurichu nga fillimi luajti Valon Berisha.
Edhe
Hajrizi, më i miri i xhiros në Zvicër
Sioni është i pesti me 45 pikë. Zurichu ka 31 pikë në vendin e dhjetë.
Ndërkohë Thuni fitoi 5:1 ndaj Grasshopperit dhe bëri tjetër hap gjigant drejt titullit të kampionit.