Benjamin Kololli është bërë menjëherë i rëndësishëm për Baselin.
Të shtunën mbrëma futbollisti kosovar shënoi golin e vetëm për Baselin në fitoren 1:0 ndaj Young Boysit. Ndeshja i ka takuar xhiros së 20-të të Superligës së Zvicrës në futboll.
Kololli e shënoi golin e fitores në minutën e 13-të.
Baseli ishte pa fitore ndaj Young Boysit që nga korriku i vitit 2020. Prej atëherë Baseli i ka humbur 13 ndeshje në kampionat nga Young Boysi e dy në garën për kupë.
Kololli u shpall lojtar i ndeshjes. Për të është vetëm paraqitja e dytë për Baselin në Superligën e Zvicrës. Kololli është kthyer pas një periudhe disavjeçare në Japoni.
Edhe
Kololli do t’i mungojë disa javë Baselit
Edhe Leon Avdullahu startoi te Baseli dhe kompletoi ndeshjen. Taulant Xhaka u aktivizua në vend të Kolollit në minutën e 83-të.
Young Boysi është lider me 41 pikë. Baseli është i nënti me 22 pikë.