Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KOHA ndan mirënjohje të veçantë për Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ka përmbyllur një vit shumë të suksesshëm.

Zhegrova ka shkëlqyer te skuadra franceze Lille, ndërsa bëri bujë sidomos me paraqitjet në Ligën e Kampionëve. Ndër të tjera, u shpall lojtar i ndeshjes në sfidën ndaj Real Madridit, skuadër e mbushur me yje të futbollit.

Zhegrova kishte paraqitje të mira edhe te Kosova.

KOHA ka vendosur që Edon Zhegrova të jetë njëri prej të shpërblyerve në “Sportisti i Vitit 2024”. Për të mediumi ynë ka ndarë “Mirënjohje të Veçantë”.

KOHA ka vendosur që sportistët më të mirë të vitit të shpallen vetëm ata që aktivitetin e zhvillojnë në vend, pra sportistët që janë pjesë e klubeve kosovare. Por pa harruar asnjëherë sportistët nga Kosova që zhvillojnë aktivitetin në vende të tjera. Këtë herë prej të gjithë sportistëve që zhvillojnë aktivitete në vendet e tjera është veçuar Zhegrova.

Edhe Zhegrova kthehet te Lille Futboll Zhegrova kthehet te Lille

Ai ka pranuar çmimin dhe është shprehur falënderues, duke premtuar suksese edhe më të mëdha në vitin 2025.