Tre futbollistë dhe një zyrtar i klubit në ligën e tretë italiane, US Pianese kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan Daily Mail.
“Momentalisht të infektuar janë katër persona, 3 lojtarë dhe një zyrtar i ekipit”, thuhet në një deklaratë të klubit nga Siena.
“I pari është një lojtar i ri i cili filloi të kishte rritje të temperaturës dhe dhimbje koke të shtunën e kaluar, kur ekipi luante në udhëtim tek Alessandria në një ndeshje kampionale. Futbollisti i dytë është i vetë-izoluar në shtëpi, derisa ende nuk ka simptoma. Kurse lojtari i tretë që është pak i etur. Personi i katërt që ka rezultuar pozitiv është një zyrtar i klubit, i cili këtë mëngjesë pas një temperature të lartë u transportua me ambulancë në Spitalin e Sienës”, thuhet në konfirmimin e US Pianeses, transmeton Koha.net.
Gjithashtu klubi ka bërë të ditur se momentalisht të gjithë lojtarët dhe stafi teknik dhe menaxherët e përfshirë në ndeshjen e javës së kaluar janë vendosur për 15 ditë në karantinë.
Italia është vendi më i prekur në Evropë me koronavirusi, me 17 persona të vdekur dhe më shumë se 650 persona të infektuar.