Arsenali dhe Manchester City janë në garë për shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Pedri Gonzalez ka shkruar të enjten “Fichajes”. Klubet angleze po kërkojnë Pedrin, i cili mund të largohet nga Barcelona me të përfunduar edicioni aktual.
Te skuadra spanjolle nuk janë të sigurt për të ardhmen e Pedrit, të cilin janë të gatshëm ta shesin për 100 milionë euro. Lëndimet e shpeshta të 21-vjeçarit, kanë bërë që te Barcelona të ketë dyshime për ta mbajtur në ekip.
Aktualisht, Pedri është i lënduar kurse deri më tani ka një gol e një asistim në 11 paraqitje për Barçën. 21-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, ndërsa ka edhe 18 paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës për të cilën debutoi në vitin 2021.