Barcelona do të dëgjojë ofertat për mesfushorin Pedri. “AS” mëson se Barcelona detyrohet ta shesë 21-vjeçarin për shkak të lëndimeve të shpeshta të tij.
Mesfushori spanjoll me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.
Ai ka luajtur vetëm 16 ndeshje në La Liga të Spanjës këtë edicion, ndërsa ka shënuar dy gola dhe ka po aq asistime.
Pedri nuk do të kthehet nga lëndimi deri në fillim të muajit prill. Ai iu bashkua Barcelonës në vitin 2020.
Pedri me Spanjën ka 18 ndeshje.