Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet angleze interesohen për Gattin

Skuadrat nga Premier League, Evertoni, West Ham Unitedi dhe Brightoni po interesohen për mbrojtësin italian Federico Gatti. “Sky Sports” njofton të martën se ekipet angleze tashmë kanë bërë gati ofertën për 24-vjeçarin, i cili është pjesë e Juventusit.

Mësohet se për shërbimet e tij ato janë të gatshme të ofrojnë deri në 20 milionë euro pasi Gatti ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2027. Gatti para fillimit të këtij sezoni u transferua te Juventusi dhe kohët e fundit po preferohet nga trajneri Massimiliano Allegri në përbërjen e parë.

Deri më tani Gatti ka 15 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat, ndërsa ka regjistruar edhe dy ndeshje me Italinë.

Artikuj të ngjashëm