Duke parë interesimin e skuadrave të mëdha, drejtuesit e Atalantas i kanë caktuar çmimin mbrojtësit Giorgio Scalvini. 20-vjeçari po kërkohet me ngulm nga Juventusi, Interi, Milani e Real Madridi, skuadra që po insistojnë në transferimin e tij këtë muaj.
Kjo ka bërë që Atalanta të kërkojë hiq më pak se 60 milionë euro për Scalvinin, i cili vlerësohet ndër mbrojtësit më të talentuar në Serie A. Tek Atalanta janë të gatshëm ta lirojnë Scalvinin për një ofertë të tillë, ndonëse ai ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2028.
Scalvini është produkt i akademisë së Atalantas, ndërsa prej vitit 2021 është pjesë e ekipit të parë. Këtë edicion, ai ka një gol dhe një asistim në 21 ndeshje të luajtura për Atalantan në të gjitha garat. Po ashtu, Scalvini ka regjistuar edhe shtatë paraqitje me Përfaqësuesen e Italisë.