Real Madridi po insiston për të siguruar shërbimet e mbrojtësit italian, Giorgio Scalvini. “Marca” raporton të martën se Reali tashmë ka bërë gati ofertën për ta bindur Atalantan në lirimin e 20-vjeçarit në fund të këtij edicioni. Për kartonin e Scalvinit ekipi spanjoll është i gatshëm të ofrojë mbi 40 milionë euro.
Scalvini ka treguar paraqitje të mira këtë edicion dhe po vlerësohet si mbrojtësi më i mirë në Serie A.
Në 20 ndeshje të luajtura për Atalantan në të gjitha garat, ai ka kontribuar me një gol dhe një asistim. Scalvini prej vitit 2021 është promovuar në ekipin e parë të Atalantas dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2028. Vitin e shkuar ai ka debutuar me Përfaqësuesen e Italisë për të cilën ka regjistruar 7 paraqitje deri më tani.