Real Madridi është në kontakt me skuadrën e Arsenalit për mbrojtësin e krahut, Riccardo Calafiori.
Reali dëshiron t’i sigurojë shërbimet e Calafiorit gjatë afatit kalimtar veror.
“Football Italia” ka shkruar të martën se portugezu Jose Mourinho, që është afër emërimit si trajner i Real Madridit, po e kërkon transferimin e italianit, Calafiori.
Drejtuesit e Realit tashmë kanë kontaktuar udhëheqësit e Arsenalit për të kërkuar sa më shumë informacione në lidhje me mbrojtësin e krahut të majtë.
Calafiori me Arsenalin në edicionin 2025/26 e fituan titullin e kampionit në Angli.
24-vjeçari pjesë e “Topçinjve” është nga viti 2024, kur u transferua nga Bologna për 43 milionë euro.
Kontrata i përfundon në vitin 2029.