Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gatti me kontratë të re te Juventusi

Qendërmbrojtësi Federico Gatti do të firmosë kontratë të re me skuadrën e Juventusit, ka njoftuar “Tuttosport” të mërkurën. Bëhet e ditur se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe gjithçka do të zyrtarizohet brenda këtij muaji.

Me kontratën e re Gatti do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2028 dhe do të ketë rritje të pagës. Ai është ndër lojtarët me pagën më të vogël te Juventusi dhe kontrata aktuale i skadon në vitin 2027.

25-vjeçari që iu bashkua Juventusit verën e shkuar refuzoi transferimin në Angli këtë verë pasi kishte oferta nga shumë skuadra, përfshirë edhe Evertonin.

Në total, Gatti ka 28 paraqitje me fanellën e Juventusit dhe ka shënuar 2 gola.

Artikuj të ngjashëm