Trajneri Juergen Klopp ka dhënë një mesazh emocionues për largimin e Sadio Manes, pasi u finalizua transferimi i tij te Bayern Munichu për 35 milionë euro.
“Një prej lojtarëve më të mëdhenj të Liverpoolit është duke u larguar dhe ne duhet ta pranojmë se sa e rëndësishme është kjo. Largohet me dashurinë tonë dhe do t’i jemi mirënjohës. Ai është në mesin e më të mëdhenjve dhe po largohet në momentin si një prej lojtarëve më të mirë në futboll. Por ne nuk duhet të mendojmë se çfarë po humbim, por duhet të festojmë se e kemi pasur privilegjin ta kemi në skuadër. Golat të cilat i ka shënuar, trofetë që i ka fituar, është një legjendë natyrisht, por edhe ikonë e kohës moderne e Liverpoolit”, ka thënë ndër të tjera trajneri gjerman, Klopp, i cili i ka uruar po ashtu shumë suksese në të ardhmen.