Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kloppi lavdëron Salahun për ngritjen e formës

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka pohuar se Mohamed Salah sivjet është lojtar më i mirë sesa sezonin e kaluar kur ai realizoi 44 gola.

Salah në edicionin e ri ka dy gola në tri ndeshje dhe Kloppi beson se ka më shumë vetëbesim dhe maturi sesa sezonin e kaluar.

“Mo është person i mençur. Nuk po mendon për fundin e sezonit të kaluar, e njeh lojën tonë, nuk po mendon për ndonjë numër: ‘Ok, më lejo të thyej këtë rekord’”, ka thënë Klopp.

“Mendonte vetëm: ‘Të realizojmë gola. Të luajmë futboll’. Është në këtë gjendje përsëri... por vetëm me më shumë vetëbesim sepse e di se është e mundur. Ky është ndryshimi i vetëm. Na duhet të realizojë gola. Nuk është më fëmijë dhe nuk pret që të jetë mirë gjithmonë. Nëse nuk është gjendje e mirë ai do të luftojë”.

Artikuj të ngjashëm