Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shprehur i lumtur me vazhdimin e kontratës të Mohamed Salahut.
Trajneri gjerman beson se egjiptiani do të ndihmojë ekipin për të arritur synimet të cilat i kanë për edicionin e ri.
“Ky është klubi i tij. Nuk kam dyshim se vitet më të mira për të janë ende në ardhje dhe kjo tregon shume pasi pesë sezonet e kaluara nga ai këtu kanë qenë gjera që vetëm legjendat i bëjnë. Ky është lajm fantastik, më bën të buzeqesh kur e mendoj. Ai qëndron këtu edhe për më gjatë dhe kjo nënkupton që mund të arrijmë edhe më shumë bashkë”, deklaroi Klopp.
Artikuj të ngjashëm