Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp pret që Salahu të mbetet te Liverpooli

E ardhmja e Mohamed Salahut te Liverpooli vazhdon të mbetet në dyshim. Ylli egjiptian tash e sa kohë ka nisur bisedimet për kontratën e re, por ende nuk ka marrëveshje me klubin. Rreth situatës së Salahut, ka folur edhe trajneri Juergen Klopp.

Ai ka thënë se Liverpooli tashmë ka bërë gjithçka që mund të bëhet për ta bindur Salahun ta firmosë kontratën e re.

“Sigurisht që nuk mund të bëjmë më shumë. Kështu që, mendoj se vendimi i takon Salahut për të ardhmen e tij. Unë mendoj se klubi bëri atë që klubi mund të bëjë. Nuk ka asgjë për të thënë më shumë për të nga këndvështrimi im, është ashtu siç duhet të jetë për momentin”, deklaroi Klopp.

Salahu ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023. 29-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në të gjitha garat, duke shënuar 27 gola dhe asistuar dhjetë herë.